Ekspertiza/ Ja shkaku i vdekjes së turistit anglez, shoqja e tij le spitalin

Date:

Share post:


Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg, i cili humbi jetën në një aksident detar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë në ujë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31 vjeçe, Vera Baume, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve spitalore, 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e patologjisë së spitalit të Durrësit. Ngjarja ndodhi afër mesditës së të dielës, kur dy të rinjtë me origjinë nga Gana, por banues në Mbretërinë e Bashkuar, që bënin pushime në Shqipëri së bashku me miq të tyre. Sipas dëshmisë së vajzës, qe ka treguar dinamikën e ngjarjes, ata kishin marrë me qira një motor uji.

Pas kësaj, gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys dhe dy turistët që kishin jelekë shpëtimi përfunduan në ujë. Por sipas 31-vjeçares, ndryshe nga ajo, që përfundoi në det, viktima u zu poshtë nga mjeti. Edhe pse ishte me jelek shpëtimi, ai nuk mundi të mbijetojë. Një patrullë kufitare, që ndodhej në breg për kontrollin e mjeteve ujore, reagoi menjëherë dhe njoftoi policinë kufitare, e cila shkoi në ndihmë të turistëve që u nxorën menjëherë nga uji dhe dërguan në urgjencën e spitalit të Durrësit. Fatkeqësisht, për Sylvester Obeg ishte tepër vonë. Mjekët konstatuan vdekjen e tij, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore dhe mbytjen si shkak të vdekjes. Ndërkohë lidhur me ngjarjen policia e Durrësit arrestoi operatorin turistik që ofronte mjetet ujore, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Ai kishte lejuar viktimën të drejtonte motorin pa leje përkatëse, duke rrezikuar jetën e klientëve të tij. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...