Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve, dy në pranga, një në kërkim. 

Date:

Share post:

Sollën kontrabandë automjetin e përdorur nga autorët

Dy persona janë arrestuar si të përfshirë në ekzekutimin e 29-vjeçarit Ermir Dedja më 20 maj në Durrës. Në pranga janë vënë Erion Ndoni 36-vjeç dhe Klodian Berisha 35-vjeç, pasi kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët dhe një automjet tjetër që do të përdorej për një tjetër ngjarje kriminale.

Në kërkim është shpallur 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë kontrabanduar dy automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Dedjas. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat” që do përdorej në një ngjarje tjetër. 

Kështu në total shkon në 5 numri i personave të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit në lagjen nr.18, anëtar i grupit të Avdulajve në Durrës. Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim dy persona, nje shqiptar dhe nje maroken me akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Ata dyshohet se kanë ndihmuar në krijimin e infrastrukturës së atentatit, përfshirë sigurimin e automjetit të përdorur nga autorët, të cilët mendohet të kenë qenë dy të tjerë. Sipas verifikimeve në sistemin TIMS, të dy janë larguar nga Shqipëria drejt Italisë. Marokeni rezulton se ka sjellë makinën nga jashtë përmes portit të Durrësit. Ekspertët e kriminalistikës seuestruan nje gezhoje ne automjetin e djegur në Gërdec.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...

Shkodër/ Katër persona arrestohen në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina

Një grup kriminal i prodhimit dhe transportit të sasive të mëdha të narkotikëve brenda dhe jashtë vendit është...