Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve në vend

Date:

Share post:

Në një zhvillim të rëndësishëm për sektorin veterinar dhe bujqësor, autoritetet zyrtare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në Shqipëri. Sëmundja është identifikuar në një fermë që merret me mbarështimin e dhive në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.
Mostrat e marra në terren nga Shërbimi Veterinar janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR. Ky virus prek kryesisht kafshët e imta, si delet dhe dhitë dhe shkakton humbje të konsiderueshme në blegtori.

Pas konfirmimit të rastit, janë marrë menjëherë masat e parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në Planin Kombëtar të Kontigjencës për përballimin e sëmundjes. Masat përfshijnë kontrollin, izolimin dhe menaxhimin e situatës në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat parandaluese. Këshillohet që të kufizohet lëvizja e kafshëve brenda dhe jashtë fermave dhe të tregohet vigjilencë ndaj simptomave të dyshimta si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion i syve, mungesë oreksi, diarre apo ngordhje e papritur.

Në rast të shfaqjes së simptomave të tilla, fermerët duhet të njoftojnë menjëherë Shërbimin Veterinar Rajonal ose të kontaktojnë numrin e gjelbër falas: 0800 3366

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël nuk është një sëmundje zoonotike, që do të thotë se nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin publik. Sëmundja prek vetëm kafshët, dhe masat që po merren janë në funksion të ruajtjes së shëndetit të tufave dhe të sektorit blegtoral në vend.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...