Vetëvritet punonjësi i Gardës së Republikës, gjendet i pajetë në automjet

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në automjet.

Viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Lelçaj, 47 vjeç. Dyshohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinës, pranë banesës.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...