Plagosi fqinjët ditën e Kurban Bajramit, Nuk shfaq pendesë 56-vjeçari nga Gosa

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i akuzuar për plagosjen me armë zjarri të fqinjëve të tij, çiftit Sami dhe Nadire Disha, ngjarje e ndodhur në fshatin Gos të Rrogozhinës, ditën e Kurban Bajramit.
Në seancën gjyqësore për vleftësimim dhe caktimin e masës së sigurisë, Osma nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin që kreu. Para gjyqtares Besjana Garxenaj, ai ka pretenduar se u ndje i ofenduar dhe i sulmuar fizikisht nga bashkëshortët Disha, me të cilët ishte përfshirë më parë në një konflikt verbal për shkak të erës dhe zhurmës që shkaktonin bagëtitë e vendosura nga çifti në oborrin e shtëpisë përballë banesës së tij, që është e pabanuar dhe ndaj shfrytëzohej nga çifti Disha për të mbajtur bagëtitë, larg nga shtëpia e tyre, që ndodhet në të njëjtën rrugicë. Shtëpia ku ndodhet dhe kasollja e bagëtive është në pronësi Bujarit, vëllait të Sami Dishës, i cili jeton në Greqi.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për të dyshuarin, duke e konsideruar atë një rrezik potencial për shoqërinë dhe hetimet.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...