Tentoi të hidhej nga çatia, shpëtohet në kohë nga forcat e policisë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, ku një burrë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga çatia e një shtëpie.

Burri, i identifikuar si Artan Perfundi, është pikasur në kohë nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë për ndihmë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë ndërhyrë duke e neutralizuar dhe zbritur të sigurt nga çatia.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se Përfundi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe përballet gjithashtu me vështirësi të natyrës familjare.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, është shmangur një tragjedi. Ndërkohë, pritet që t’i bëhet vlerësimi psikiatrik dhe mbështetja e nevojshme për gjendjen e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...