Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku një turiste nga Sllovakia ka humbur jetën tragjikisht gjatë larjes në det.
Sipas burimeve policore, viktima është një grua 79-vjeçare, e cila ishte duke u larë në det kur ka pasur probleme. Dyshohet se ajo është mbytur si pasojë e problemeve shëndetësore ose rrymave të detit, megjithëse shkaqet ende nuk janë konfirmuar plotësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të mbytjes së turistes së moshuar.
©️zërionline


