Vrasja tragjike e shqiptares në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, reagon djali i Gentiana Hudhrës: Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai…

Date:

Share post:

Një dramë e rëndë familjare tronditi komunitetin shqiptar në Itali, pas vrasjes së Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare, që u godit me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra.

Mario, një nga dy fëmijët e çiftit, rrëfeu për mediat momentet e para pas ngjarjes tragjike. Sipas tij, ai ishte takuar me babanë e tij për të ngrënë akullore pak para se ky i fundit të vriste nënën.

“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, tha djali në një deklaratë që ka tronditur opinionin.

55-vjeçari, me origjinë shqiptare dhe punëtor në një kompani bujqësore në Passignano sul Trasimeno, u arrestua menjëherë pas krimit. Ai pranoi vrasjen dhe u ul në një stol duke pritur karabinierët që mbërritën në vendngjarje.

Në dëshminë e tij, ai tregoi se kishte menduar të kryente aktin edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Sipas tij, motivacioni ishte dëshira për të “shpëtuar fëmijët.” Vrasja ndodhi ndërsa Gentiana po shkonte në punë, dhe ai përdori një thikë me teh 18 centimetra.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë mbi trupin e viktimës dhe ka ngarkuar të pandehurin me rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore, parashikimin dhe egërsinë e veprës.

Çifti kishte dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët jetonin me nënën. Në ditët para tragjedisë nuk kishte sinjale për rrezik të menjëhershëm për sigurinë e saj.

Sot pritet konfirmimi i arrestimit dhe seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake./Top Channel

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...