Temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm kanë krijuar kushte perfekte për plazhin dhe relaksin buzë detit. Pushuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, vlerësojnë pastërtinë dhe përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa oferta turistike dhe shërbimet e ofruara në qytetin bregdetar kanë shënuar rritje.
Në këtë fundjavë, hotelet e mëdha në Durrës kanë arritur një nivel të lartë rezervimesh, me mbi 90% të kapacitetit të mbushur. Operatorët turistikë raportojnë se interesimi i pushuesve për Durrësin mbetet i lartë, ndërsa dhe këtë sezon numrin më të madh të rezervimeve në plazhet e Durrësit e kanë polakët, çekët italianët dhe nordikët. Nuk mungojnë holandezët, anglezët, amerikanët, si dhe pushuesit aziatikë.

Ky fluks turistësh të huaj ka sjellë dhe shtimin e shërbimeve të paligjshme në bregdet, mes të cilëve dhe prostitucionin me të huaja. Shtetas të huaj po e shfrytëzojnë Durrësin dhe plazhet e tij për të fituar para dhe pse në kundërshtim me ligjin vendas. Vitin e fundit janë goditur nga policia të paktën 4 grupe me shtetas të huaj për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni, kryesisht vajza e gra në moshë të pjekur nga vendet e Amerikës Latine, Kina dhe Evropa (Anglia dhe Spanja).
Situata e ka angazhuar dhe policinë të jetë më e kujdesshme ndaj hetimit dhe goditjes së fenomenit.

©️zërionline


