Shteti, aksioner në investimin e Kushner

Date:

Share post:


Projekti 1.4 miliard euro, do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh

Shqipëria do të jetë aksionere nëpërmjet Korporatës së Investimeve Shqiptare në resortin turistik elitar që do të ndërtohet në Sazan nga investitori Jared Kushner. Kompania që do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt tashmë është krijuar dhe më 26 qershor është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin “Albanian State Development & Real Estate” pak ditë pasi Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizituan Vlorën. 

Në ekstraktin e regjistrimit të kompanisë thuhet se: “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit apo çdo projekt tjetër të autorizuar.”

Gjithashtu në dokument thuhet se “Albanian State Develompent & Real Estate” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore duke u fokusuar në zhvillimin urban për projektin e Sazanit.

Aksioneri i vetëm i Shoqërisë është Korporata e Investimeve Shqiptare dhe kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë të zotëruara 100% prej saj.

Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar për projektin në Sazan që kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Ky investim pritet ta kthejë Sazanin në një zonë të turizmit elitar ku do të punësohen mbi 1 mijë persona në strukturën e re që do të ndërtohet në ishull.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...