Zjarr në tregun ambulant në plazhin e Durrësit, bllokohet qarkullimi në rrugën “Pavarësia”

Date:

Share post:

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e së dielës tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe tregtarëve. Tregu, i ngritur me konstruksione të përkohshme prej llamarine, përbëhet nga mbi 20 dyqane që operojnë jo vetëm gjatë sezonit veror.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke detyruar autoritetet të bllokojnë qarkullimin në një nga akset më të rëndësishme të zonës turistike, rrugën “Pavarësia”. Mjete zjarrfikëse nga qyteti, plazhi, porti dhe Kavaja janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Burime nga vendngjarja nuk përjashtojnë mundësinë që ai të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, për shkak të instalimeve të pasigurta, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një zjarri të qëllimshëm. Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në vitet e kaluara në këtë treg, duke shtuar dyshimet për një skenar të përsëritur, që lidhet me interesat për zhvillime të reja ndërtimore në zonë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...