Frikë në Romë! Kryeqyteti italian u zgjua nga një shpëthim i fuqishëm në një pikë karburanti

Date:

Share post:

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në Romë. Kryeqyteti italian u zgjua këtë mëngjes nga një shpërthim i fortë, pak pas orës 8 të mëngjesit.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur disa persona, tre prej tyre me djegie të rënda. Ka edhe të plagosur midis banorëve të ndërtesave aty pranë, të goditura nga vala e goditjes. 

Thuhet se zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pas raportimeve për një kamion që kishte goditur një tubacion., ndërsa kur mbërritën në zonë, ka ndodhur edhe shpërthimi.

Sipas Reuters, shpëthimi në pikën që tregtonte benzinë, naftë dhe gaz ka qenë aq i fuqishëm, sa është dëgjuar në të gjithë kryeqytetin italian. 

Sipas informacionit fillestar të dhënë nga Departamenti i Zjarrfikësve, aksidenti u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një cisternë që furnizonte sistemin e shpërndarjes së karburantit.

Departamenti Kombëtar i Zjarrfikësve ndërhyri menjëherë, duke aktivizuar të gjitha procedurat e emergjencës për të kontrolluar zjarrin dhe për të siguruar zonën e prekur. 

I plagosur një zjarrfikës, pjesëtarë të 118 dhe kalimtarë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...