Plazhe publike, Pogradeci pa gardhe këtë sezon

Date:

Share post:

Për herë të parë, plazhet më të frekuentuara dhe më cilësore të Bashkisë së Pogradecit janë plotësisht publike dhe të aksesueshme për të gjithë pushuesit. Krahas plazhit tradicional, zona publike këtë sezon është zgjeruar edhe më tej, duke përfshirë bregun me rërë deri pranë zonës piktoreske të Drilonit.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë verë nuk është dhënë asnjë leje për administrim të plazheve nga subjekte private, përveç disa hoteleve që e gëzojnë këtë të drejtë në bazë të ligjit. Ky vendim e kthen liqenin në një hapësirë të përbashkët për të gjithë, pa barriera dhe me më shumë liri për pushuesit.

Pogradeci pritet të jetë një ndër destinacionet më të mbipopulluara të verës, ndaj masat për sigurinë janë shtuar ndjeshëm. Vijat bregliqenore dhe thellësitë e liqenit po monitorohen vazhdimisht nga patrullat e policisë kufitare me skaf, të cilat ofrojnë ndihmë edhe për mjetet lundruese të pushuesve.

Plazhet, qofshin publike apo të menaxhuara nga struktura hoteliere, deklarohet se mbikëqyren çdo ditë nga vrojtues të trajnuar, nga ora 09:00 deri në orën 18:00, për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt.

Interesi për Pogradecin këtë vit ka qenë aq i lartë, sa rezervimet për sezonin veror janë mbyllur që në muajin mars-prill. Përveç pushuesve shqiptarë, ka një rritje të dukshme të vizitorëve të huaj, kryesisht nga vendet nordike, të cilët po e zbulojnë gjithnjë e më shumë magjinë e liqenit të Pogradecit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...