2 vite e 4 muaj burg për shefin e Antidrogës së Durrësit Gazmir Preçi

Date:

Share post:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të hënë vendimin për ish-shefin e Seksionit të Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Gazmir Preçi, duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burgim dhe pezullimin nga funksionet publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në fillim, Preçi u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por përfitoi ulje dënimi në masën 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e çuar kështu dënimin përfundimtar në 2 vite e 4 muaj.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, në vendimin e sotëm, më 14 korrik vendosi:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 vite e 6 muaj burg. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e këtij dënimi me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burgim.”

Po ashtu, GJKKO vendosi që vuajtja e dënimit për Preçin do të llogaritet nga dita e arrestimit dhe ai do ta kryejë atë në një nga institucionet për të dënuarit e rritur me regjim të zakonshëm sigurie.

Akuzat ndaj Preçit

Gazmir Preçi u arrestua në gusht të vitit 2024, pasi i mori 10 mijë euro një pronari lokali nate në Durrës, duke ushtruar presion se do t’i mbyllte biznesin nëse nuk i jepej shuma e kërkuar.

Rasti u hetua nga SPAK si pjesë e përpjekjeve për të goditur korrupsionin në radhët e zyrtarëve të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...