Theth/ Tritol për shembjen e një ndërtese pa leje

Date:

Share post:

Për herë të parë në zonën turistike të Thethit, autoritetet po përgatiten të përdorin lëndë plasëse për shembjen e një ndërtese trekatëshe të ndërtuar pa leje. Aksioni është pjesë e ndërhyrjeve të ndërmarra nga IKMT për lirimin e hapësirave në Parkun Kombëtar, ndërhyrje që kanë hasur në kundërshti të forta nga banorët.

Mëngjesin e sotëm, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe njësitë xheniere të Forcave të Armatosura, të cilat po kryejnë vlerësimin teknik të objektit dhe po marrin masat për vendosjen e tritolit.

Një ditë më parë, aksioni u shoqërua me shembjen e një shtëpize druri, por objekti i sotëm ka përmasa shumë më të mëdha dhe paraqet vështirësi teknike për shkak të strukturës së tij masive.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se afër godinës që do të shembet ndodhet edhe një banesë tjetër e familjes Çerkaj, e cila rezulton të ketë leje ndërtimi, duke shtuar ndjeshmërinë e situatës dhe nevojën për kujdes maksimal në përdorimin e eksplozivit.

Aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth kanë shkaktuar përplasje të herëpashershme mes banorëve dhe autoriteteve, me argumentin se këto ndërtime janë të trashëguara dhe të përdorura për jetesë apo turizëm familjar. Megjithatë, autoritetet mbeten të vendosura për zbatimin e ligjit në një nga zonat më të mbrojtura dhe të frekuentuara turistike të vendit.

IKMT nuk ka bërë ende të ditur kohën e saktë të shpërthimit, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar perimetrin për të garantuar sigurinë e procesit dhe të banorëve përreth.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...