Tentoi vetëvrasjen me plumb në kokë/ “Arrest në burg” për babain e 17-vjeçares

Date:

Share post:

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për babain e 17- vjeçares që tentoi vetëvrasjen tri ditë më parë.
Ai akuzohet për veprën penale” Dhuna në familje” dhe “ Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43 vjeçarin, por gjyqtari B. Beqiraj ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17 vjeçarja qëlloi veten me pistolete në banesën e gjyshit të saj duke marrë plagë në kokë, pas një debati me të atin. Ajo ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë. Në procedim penal është edhe gjyshi i vajzës për armëmbajtje paleje. Policia vijon hetimet për ngjarjen dhe gjetjen e armës, e cila sipas bluve të Vlorës dyshohet se është fshehur nga familjarët.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...