Verë dhe shampanjë kontrabandë në port, arrestohet 42-vjeçari nga Durrësi

Date:

Share post:

Një rast kontrabande është goditur nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qelqi”, është arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar që tentoi të fuste në territorin shqiptar, pa i deklaruar në doganë, sasi të konsiderueshme verë dhe shampanjë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të vendit dhe bazuar në analizën e riskut për paligjshmëritë në kufi, kanë ushtruar kontroll në një kamion që po hynte në Shqipëri, i drejtuar nga shtetasi Sh. G., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën arka të mbushura me verë dhe shampanjë, për të cilat drejtuesi i automjetit nuk posedonte fatura blerjeje apo dokumente të tjera shoqëruese. Dyshohet se mallrat ishin të destinuara për tregun vendas dhe synoheshin të futeshin në mënyrë të paligjshme, pa u deklaruar në Pikën e Kalimit Kufitar, siç parashikon ligji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë 42-vjeçarin Sh. G., ndërsa u sekuestruan kamioni, mallrat e kontrabanduara, pasaporta dhe telefoni celular i të arrestuarit, si prova materiale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...