Sfidat janë pjesë e jetës.
Në një botë ku gjithçka ndryshon me shpejtësi dhe ku shpesh ndihemi të mbingarkuar, ndonjëherë na mjafton një zë i qetë, si ai i gjyshes, për të na rikthyer besimin dhe gëzimin. Ja disa këshilla të mençura nga një gjyshe e dashur për të jetuar më të lumtur, çdo ditë:
Mos harro: të gjithë kanë problemet e tyre.
Nuk je vetëm. Nuk ka njeri në këtë botë që nuk përballet me sfida apo vështirësi. Ndaj mos u ndje i vetmuar kur has pengesa.
Vetëm një njeri i vdekur nuk ka më sfida. Pjesë e të qenit gjallë është të përballesh me to dhe të mësohesh me rrugën për t’i kapërcyer.
Çdo problem ka një zgjidhje.
Ndoshta nuk është e dukshme menjëherë, por gjithmonë ekziston një mënyrë për të dalë nga dhimbja apo vështirësia që po kalon.
Mënyra si e sheh veten ndikon në lumturinë tënde.
Shih veten si një person me vlera, të bukur dhe të rëndësishëm. Largohu nga mendimet që të bëjnë të ndihesh më pak se të tjerët.
Mos u shqetëso për fjalët e njerëzve.
Ka njerëz që thonë gjëra vetëm për të të lënduar, por kjo tregon më shumë për ta sesa për ty. Ti mos ua jep këtë kënaqësi.
Rrethoje veten me njerëz të mirë.
Bëj shoqëri me ata që të mbështesin, që të bëjnë të qeshësh e të ndihesh mirë, jo me ata që të tallin apo të ulin për shkak të sfidave të tua.
Gjej kohë për hobet që do.
Në momentet e lira, lexo një libër, mëso diçka të re, ose merru me një aktivitet që të relakson dhe të mbush me gëzim.
Mos lejo askënd të të ulë për shkak të pasurisë.
Paratë dhe sendet materiale nuk janë gjithçka. Dikush që është i varfër sot, mund të bëhet i pasur nesër. Jeta është plot surpriza.
Kurrë mos u dorëzo.
Çfarëdo që po kalon, mos e humb shpresën. Për sa kohë që ke frymë, ke mundësi të ringrihesh. Provoje edhe një herë!
Lutu me zemër.
Lutja ka fuqi. Ajo mund të përshpejtojë bekimet e tua dhe të të japë forcë kur ndihesh i lodhur.
Ki guxim për të ndjekur ëndrrat.
Jeta është rrezik. Nëse nuk guxon, nuk do arrish kurrë ato që dëshiron. Hapi i parë kërkon kurajë, por shpërblimi ia vlen.
Këto këshilla nuk janë thjesht fjalë, por përvoja e një jete të tërë. Ndoshta nuk mund të shmangim çdo vështirësi, por me pak urtësi gjysheje, mund ta përballojmë më lehtë jetën dhe pse jo, ta jetojmë me më shumë buzëqeshje.
E kalofshi bukur të dielën!
©️zërionline


