Bashkia e Durrësit hap thirrjen për plotësimin e vendeve vakante në administratën publike

Date:

Share post:

Bashkia e Durrësit ka shpallur një thirrje publike, këtë të hënë, për të ftuar profesionistë nga fusha të ndryshme të bëhen pjesë e administratës së saj, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në këtë nismë për përfshirje më të gjerë dhe cilësore të burimeve njerëzore, janë ftuar të shprehin interesin e tyre arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, specialistë të teknologjisë së informacionit, pedagogë, ekspertë të shkencave sociale, si dhe profesionistë të fushës së bujqësisë dhe mjedisit.

“Ftojmë profesionistë nga të gjitha fushat, që e duan qytetin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm, të bëhen pjesë e administratës publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkisë.

Të interesuarit mund të dërgojnë një CV dhe një letër interesi në adresën elektronike profesioniste@durres.gov.al

Kjo adresë do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë vitit, duke shërbyer si një dritare komunikimi për profesionistët që dëshirojnë të kontribuojnë në administratën publike të qytetit.

Ndërkohë, Bashkia ka publikuar edhe një listë me pozicionet aktualisht të lira për të cilat ka nevojë urgjente. Informacioni i plotë mbi këto vende pune mund të gjendet në linkun zyrtar të bashkisë:
🔗 Shpallje për pozicione të lira pune – Gusht 2025

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...

Vijojnë gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok, shkon në tre numri i të arrestuarve

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një tjetër person të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, në veri...

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...