Një lidershp i ri për bashkinë e Tiranës.
Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët në një mbledhje me dyer të mbyllura në bashki.
“Kemi marrë 83 mandate, janë një peshë e madhe për ne! Janë bekim, por edhe mallkim ndaj duhet një lidership i ri ekzekutiv në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Rama duke këmbëngulur të punohet më shumë, më shpejt dhe të dëgjohet zëri i qytetarëve.
Qartazi ky është dhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me dixhitalizimin në të ardhmen.
Rama mësohet se ka caktuar Ogerta Manastirliun, Blendi Gonxhen dhe Petrit Malajn që të përzgjedhin pesë nënkryetarët e rinj të bashkisë.
Nënkryetarët aktualë nuk janë përjashtuar nga mundësia për t’u rizgjedhur, por shanset janë të pakta.
Rama ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg.
Sa i përket zgjedhjeve të reja në bashkinë e Tiranës, mësohet se kryeministri nuk ka deklaruar ende asgjë, duke ia lënë të ardhmes.
©️zërionline


