Aksident në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familje

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Shkodër, ku 4 anëtarë të një familjeje shqiptare nga Kosova kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 (22 korrik), në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll.

Drejtuesi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Sipas burimeve, janë ndaluar B. Çela, A.Kastrati, H. Noku dhe L.Haso, por ende nuk dihen rrethanat pse kanë...

Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia “blindon” Dhërmiun

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Dhërmi, duke shkaktuar panik mes pushuesve dhe...

43-vjeçari vret nga xhelozia 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Somma Lombardo, në provincën e Varese në Itali, ku një gjest human...

Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

Është nxjerrë nga thellësia e minierës së Tërnovës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili...