KPA shkarkon ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë dhe dy prokurorë

Date:

Share post:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot tri vendime shkarkimi, duke shtuar ndjeshëm ritmin e gjykimeve, ndërkohë që gjendet para detyrimit kushtetues të përfundimit të shqyrtimit të çështjeve para qershorit të vitit të ardhshëm.

KPA ka vendosur unanimisht lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, e cila ishte deklaruar fajtore për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe ishte dënuar me 4 vjet burgim. KPA e vlerësoi të drejtë vendimin e KPK-së që e pati shkarkuar Andrean për shkak të këtij dënimi që sipas shkallës së parë të Vettin-ut, cenonte besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Procesi i zhvilluar në KPA ekspozoi edhe mosveprimin e institucioneve si ILD e KLGJ, të cilat nuk kanë ndërmarrë asnjë procedurë për shkarkimin e saj.

KPA vendosi gjithashtu ndryshimin e vendimit të KPK-së për prokuroren e Vlorës Flora Çela, që e pati konfirmuar në detyrë pasi kryerjes së një viti trajnimi në Shkollën e Magjistraturës. Me shumicë votash, trupi gjykues i KPA-së vlerësoi se Çela kishte treguar mangësi serioze në disa raste hetimit gjatë kryerjes së detyrës, të cilat nuk mund të konsideroheshin të korrigjuara nga trajnimi në Shkollën e Magjistraturës. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë seancave të zhvilluara në KPA kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së 16 tonë cannabis sattiva në vitin 2017.

Edhe për prokurorin e Fierit Hysen Ajasllari u vendos sot nxjerrja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë, pasi KPA vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të marrë nga KPK, më 3 mars 2023, për shkak të problemeve të tij në kriterin e pasurisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...