Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër, një viktimë dhe disa të plagosur

Date:

Share post:

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, pranë fshatit Fishtë. Një automjet tip fuoristradë është përplasur me një trailer me targa serbe dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake, një grua rreth 60 vjeçe ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë. Të paktën katër persona të tjerë janë plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulancat dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në nxjerrjen e të plagosurve. Operacioni i shpëtimit është ende në vijim.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende, ndërsa dyshohet se përplasja është shkaktuar nga një parakalim i gabuar ose humbje e kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Ky segment rrugor, një nga më të frekuentuarit në veri të vendit, vijon të paraqesë rrezik për shkak të trafikut të rënduar dhe mungesës së sinjalistikës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...