Dy adoleshentë futen për t’u larë, dyshohet për një të mbytur

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagunën e Patokut, në Kurbin, ku dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë, por fatkeqësisht vetëm njëri prej tyre ka mundur të dalë i gjallë nga uji.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 15:00, të miturit kanë kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin, për të notuar në ujërat e zonës. Kanëbpasur vështirësi. Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, shoku i tij dyshohet se është mbytur dhe deri më tani, trupi i tij nuk është gjetur.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e njësisë së polumbarëve të RENEA-s për vijimin e kërkimeve në ujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike, ndërsa familjarët e të miturve ndodhen në gjendje të rënduar emocionale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...