Kampione Evrope dhe rekordmene, Enkileda Carja shkëlqen në Madrid

Date:

Share post:

Peshëngritësja e re Enkileda Carja ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian për të rinjtë deri në 17 vjeç, që po zhvillohet në Madrid. Sportistja shqiptare u shpall kampione e trefishtë Europe në peshën 63 kilogramë, duke fituar medalje të arta në të trija garat: shkëputje, shtytje dhe dygarësh.

Por sukseset e saj nuk u ndalën këtu. Enkileda Carja vendosi plot pesë rekorde europiane për moshën e saj, duke konfirmuar talentin e jashtëzakonshëm dhe përgatitjen e nivelit të lartë që ajo ka arritur.

Arritja e saj ka marrë vëmendjen dhe përgëzimet edhe në nivelin më të lartë të qeverisë. Kryeministri Edi Rama e ka uruar Carjan me një status në rrjetet sociale:
“Urime Kampione ❤️👏”, shkruan ai, duke publikuar gjithashtu lajmin për medaljen e artë dhe rekordet e thyera në Madrid.

Ky është një moment krenarie për sportin shqiptar dhe një sinjal i qartë se brezat e rinj po sjellin energji të re në arenën ndërkombëtare.
Enkileda Carja është një emër që do të dëgjohet gjatë në sportin e peshëngritjes!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...