Aksidenti në Qafën e Koshovicës, Ndërron jetë 15-vjeçari i aksidentuar

Date:

Share post:

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, 15-vjeçari që disa ditë më parë u përfshi në aksidentin rrugor të ndodhur në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, në aksin Levan-Fier.

I mituri ishte një nga katër personat që ndodheshin në automjetin e përmbysur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:00, kur makina humbi kontrollin dhe u rrëzua në anë të rrugës. Pas përplasjes, mjeti filloi të nxirrte tym të dendur, duke rrezikuar shpërthimin.

Në atë moment, efektivi i Policisë së Shtetit, Klajdi Mustaj, 26 vjeç, u bë hero duke rrezikuar jetën për të shpëtuar të aksidentuarit. Ai arriti të nxjerrë nga makina të katër të plagosurit, mes tyre edhe 15-vjeçarin, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Megjithë ndihmën e shpejtë mjekësore dhe përpjekjet e mjekëve, adoleshenti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit tragjik.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...