Përmirësohet situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit, 6 mbahen nën monitorim

Date:

Share post:

Situata me zjarret është përmirësuar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes informon se nga 28 vatra zjarri në total, vetëm 3 janë aktive. Ndërsa 6 të tjera po mbahen nën monitorim.Situata u përmirësua edhe falë rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut që ranë pasditen e së enjtes në zona të caktuara, duke kontribuar në fikjen e vatrave.Aktualisht po punohet me intensitet në këto zona:

Tërnovë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

Xath (Bashkia Fushë-Arrëz) – Vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Velë (Bashkia Mirditë) – Zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.Vatrat nën monitorim janë:

Mali me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë) – Zjarri zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan) – Vatra nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Velçan (Bashkia Berat) – Situata nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Mali i Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë) – Vatra nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë) – Nën kontroll pas ndërhyrje së MZSH, APR dhe Policisë.

Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) – Intensitet i ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të Forcave tw Armatosura. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia, Sllovakia, dhe 1 avion Canadair nga Italia.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...