Enedio Guri, autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq publikonte foto me armë zjarri në rrjete sociale. Sipas fotove që po qarkullojnë në media, Guri përveçse pozave me armë zjarri dhe cigare, i shoqëronte me shkrime kërcënuese.
Për ngjarjen e rëndë mësohet se janë vënë në pranga 8 persona.
Ndërkohë i dyshuari kryesor, Enedio Guri shfaqej në rrjet sociale me mesazhe kërcënuese dhe me armë.
“Por shfaqem kur ty s’ta pret mendja”, shkruan në një foto teksa konsumon cigare.
Ndërsa në një foton tjetër ku në dorë mban një armë zjarri tip pushkë shkrun: “Mos më kërko un nuk vi”.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Dy të rinjtë dyshohet se kanë pasur një sherr të mëparshëm dhe ishin takuar për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë. Autori mbeti i plagosur, por jo me mjet prerës.
Ai dyshohet të ketë shkuar i armatosur me thikë në lokal dhe pas mjekimit në spital u arrestua.
Në polici u shoqëruan edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen. Policia ka sekuestruar telefonat e dy të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm.
Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.Ajo çka dihet është se të rinjtë kanë debatuar edhe në rrjetet sociale më parë. Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Jashtë kamerave, tregojnë se autori i dyshuar njihet si një adoleshent “i lëvizshëm”, i cili herë pas here shkakton probleme me bashkëmoshatarët.


