Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Perlat, Sukth, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy banorëve ka degjeneruar në dhunë të rrezikshme.

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij, L. D., 40 vjeç, duke e goditur me automjet pas një debati të shoqëruar me fyerje e ofendime.

Si pasojë e goditjes, 40-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr trajtim mjekësor.

Gjatë kontrolleve, efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe të Policisë Rrugore i kryen 32-vjeçarit testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me 0.92 mg/l alkool në frymëmarrje. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...