Konflikt i dhunshëm në lagjen nr. 14, plagoset rëndë një shtetas, arrestohet 25-vjeçari

Date:

Share post:

Një konflikt i çastit në qytetin e Durrësit ka përfunduar në dhunë me pasoja serioze për një shtetas. Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14, ku dy persona u përfshinë në një përleshje fizike, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.

Policia njofton se pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Durrësit ndërhynë menjëherë duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda një kohe të shkurtër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit Kristo Domi, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gezim Muka, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...