Shuhet në moshën 94-vjeçare gjyshi i përrallave, Artisti i Merituar Zija Grapshi

Date:

Share post:

U nda nga jeta, sot, aktori Zija Grapshi, i cili kujtohet si gjyshi përrallave. Ai lindi në mars të vitit 1931 në Gjirokastër dhe mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” (1952).

Fillimisht u aktivizua në grupin filodramatik pranë “Radio Tiranës” që nga viti 1949, më pas ka luajtur role në zhanret e komedisë, sidomos në Teatrin e Estradës së shtetit, disa role në Teatrin Popullor, por më së shumti u bë i njohur si aktor i teatrit të Kukullave të Tiranës, ku edhe ka punuar më gjatë dhe ku ka dhënë ndihmesën e tij më të madhe. Ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve për disa vite.

Në mbi 160 shfaqjet e shumta të teatrit të kukullave ku mori pjesë, ka luajtur në përgjithësi role kryesore, ku u bë i dashur për fëmijët me rolet e Shvejkut (1957), Ivanit të madh (1959), sidomos me figurën e Baba Vitit (1987).

Zëri i tij i veçantë, me një ngjyrim karakteristik, me aftësitë imituese, kujdesi për të qenë sa më i natyrshëm, si dhe ndjesia e vërtetësisë në marrëdhëniet me partnerët, kanë qenë disa nga cilësitë e tij interpretative më të forta në krijimin e figurave. Si në Teatrin e Kukullave, ashtu edhe në Teatrin e Estradës, ai ka interpretuar kryesisht role pozitive, njerëz të moshuar, gjyshër të mençur e të dashur, gaztorë etj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...