Zjarr në një gomisteri të Durrësit

Date:

Share post:

Një gomisteri u përfshi nga flakët pasditen e së dielës në Shkozet të Durrësit. Shërbimi zjarrfikës u njoftua shpejt dhe efektivët e tij mbërritën në vendngjarje me katër automjete zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit, policia ka devijuar trafikun në segmentet e afërta rrugore, duke bllokuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve.

Një pjesë e Shkozetit u përball me mungesën e energjisë elektrike për të shmangur pasoja edhe më të rënda. Një ekip i OSHEE-së ndodhet në vendngjarje. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll pa lejuar zjarrin të përhapej në bizneset dhe banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Po vijon puna për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...