I dehur në timon shkaktoi aksidentin ku humbën jetën motrat nga Delvina, arrestohet 23-vjeçari, punonjës i Ministrisë së Brendshme

Date:

Share post:

Zbardhet dinamika e aksidentit, policia ka arrestuar Kevi Norrën, 23 vjeç, i cili rezulton të jetë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik në rrugën Delvinë–Sarandë, ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe u plagos rëndë një vajzë tjetër.Hetimet paraprake kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes. I riu, punonjës i Ministrisë së Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës, kur në një moment tentoi të parakalonte me shpejtësi një tjetër automjet. Manovra e rrezikshme e bëri atë të kalonte në korsinë e kundërt, ku përballë po vinte automjeti me tre vajzat. Përplasja ishte ballore dhe fatale.Testet e alkoolit treguan se Norra ndodhej në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Rezultatet ishin përkatësisht 1.52 mg/l dhe 1.42 mg/l, shumë mbi normën e lejuar. Për pasojë, ai u vu në pranga dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.Nga përplasja humbën jetën menjëherë dy motrat nga Delvina, ndërsa 24-vjeçarja Antonela Zhupa ndodhet rende, po jashtë rrezikut për jetën. Rozina Dhimaku, ishte studente e Mjekësisë dhe ëndërronte të bëhej mjeke.Ky arrestim vjen në një kohë kur vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë aksidente rrugore në vend, me bilanc të rëndë: tre të vdekur dhe katër të plagosur. Policia rrugore ka intensifikuar kontrollet, ndërsa apelohet për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shmangien e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...