Jetë të ndërprera në mes, tragjedia e një aksidenti fatal

Date:

Share post:

Shpejtësi dhe ndoshta shpërqëndrim nga bisedat në kabinën e makinës a telefoni celular… Dy jetë të reja, dy motra 20 dhe 22 vjeçe, u shuan papritur mbrëmjen e djeshme, në një aksident rrugor që tronditi jo vetëm familjen e tyre, por gjithë shoqërinë. Një tjetër vajzë, në makinë me to, e plagosur rëndë, po lufton mes jetës dhe vdekjes në Spitalin e Traumës. Është një lajm i ftohtë, i dhënë me pak fjalë, ndërsa shiriti i kuq i dritës së makinës së përmbysur pulsoi gjatë mbi rrugë.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, po pas tij fshihet një dhembje e pamatshme. Ëndrra që nuk do të realizohen kurrë, buzëqeshje që nuk do të shihen më, shpresa që u këputën në mes.

Aksidentet rrugore nuk janë thjesht statistika që shtohen çdo ditë në raportet policore. Pas çdo numri fshihen emra, fytyra, djem e vajza që sapo kishin nisur jetën, prindër që nuk do të gjejnë më ngushëllim, miq që nuk do të dëgjojnë më zërin e tyre. Tragjedia e mbrëmjes së djeshme na kujton se sa e brishtë është jeta, sa e lehtë të humbasësh gjithçka në një çast, dhe sa e rëndësishme është përgjegjësia e secilit prej nesh kur jemi në rrugë.

Në një vend ku të rinjtë ende mbajnë mbi supe ëndrra për të ardhmen, shkollën, profesionin, dashurinë, jetën që i pret, një aksident i vetëm mjafton t’i shuajë të gjitha. Është një heshtje që bie papritur, një boshllëk që nuk mbushet kurrë. Dhe shoqëria, përballë këtyre humbjeve, duhet të ndalojë e të reflektojë. A mund të bëjmë më shumë për të parandaluar këto tragjedi?

Sepse çdo jetë e humbur në rrugë nuk është vetëm fati i një familjeje, por një plagë e përbashkët. Dhe është e padrejtë që djem e vajza të largohen nga kjo botë pa pasur kohë ta jetojnë jetën, pa pasur kohë të japin atë çfarë kishin brenda vetes.

Ky aksident nuk është thjesht një lajm i hidhur. Është një thirrje për kujtesë, për ndërgjegjësim, për ndryshim. Që jetët e ndërprera në mes të mos mbeten thjesht kujtime të trishta, por një arsye për të ndërtuar një rrugë më të sigurt, një shoqëri më të përgjegjshme, një të ardhme ku ëndrrat e rinisë të mos mbyllen me zhurmën e sirenave të ambulancës.

V. Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Flakët djegin magazinën me fishekzjarre e lodra plastike në Durrës, dy zjarrfikës përfundojnë në spital nga asfiksia

Para se flakët të viheshin nën kontroll, një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu pasditen e së enjtes...

Zjarr i madh në Belsh, temperaturat e larta favorizojnë flakët; rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme disa zona të bashkisë së Belshit, duke krijuar një...

Pastronte paratë e kokainës, gjykata greke i hap rrugë ekstradimit të Ilir Shtufit në Shqipëri

Biznesmeni Ilir Shtufi do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi në favor të...

Dhunoi 2-vjeçarin, arrestohet edukatorja në Tiranë

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga...