Kush është nënkryetari i ri i bashkisë Durrës?

Date:

Share post:

Emërimi i parë në bashkinë e Durrësit, ndërsa në shtator pritet rifreskimi i trupës së drejtorëve dhe administratorëve. Nga sot, Bashkia e Durrësit ka një nënkryetar të ri. Ing. Egert Hoxha u prezantua të hënën në këtë detyrë, duke ngritur siparin e emërimeve të tjera të pritshme në ditët në vazhdim.
Hoxha vjen nga sektori i energjisë. Për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës, ndërsa më herët ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë. Me formim inxhinier elektrik dhe eksperiencë të gjatë në menaxhim, ai pritet ta sjellë këtë përvojë edhe në drejtimin vendor.
Hoxha plotësoi vendin e lënë bosh nga Renis Mullaj, i cili mori drejtimin e Spitalit rajonal Durrës pas fitimit të mandatit të deputetit nga drejtori i mëparshëm, Ani Dyrmishi. Ndërkaq, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të larguar ujërat e ndenjura në bashkitë e vendit, në tryezën e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako ndodhen dhe dorëheqjet e të gjithë drejtorëve, jo vetëm të bashkisë, administratorëve dhe dy nënkryetarëve të tjerë të bashkisë, të cilat po shqyrtohen para se të merret vendimi përfundimtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...