Ish-kryeinspektori i IMT-së në Durrës, resort pa leje ne 5 600 m2, akuzohet edhe për korrupsion

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka dhënë sot detaje mbi arrestimin e ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë bashki, Ardian Halili, i cili akuzohet për ndërtime pa leje, korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Sipas hetimeve, Halili u kap në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa leje në kompleksin turistik “Sent Michele Rezidencë”, në pronësi të tij. Objekti përfshin 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë sportive dhe një pishinë, në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë.

Verifikimet e kryera nga policia dhe IKMT kanë treguar se ndërtimi ka nisur që prej vitit 2018, periudhë kur Halili mbante funksionin e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, deri në vitin 2021.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për tre vepra penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim detyre”. Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, e cilësoi rastin si shembull të qartë të abuzimit nga funksionarë publikë.

“Ky është një rast tipik se si një funksionar i lartë shtetëror, i ngarkuar me detyrën për të parandaluar ndërtimet pa leje, ka zgjedhur të bëhet vetë shkelës i ligjit, duke përfituar personalisht nga abuzimi me detyrën”, deklaroi Bala.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, DVP e Durrësit njoftoi edhe për finalizimin e një operacioni tjetër të koduar “The next Gun”, ku u arrestuan dy persona që qarkullonin të armatosur.

Në pranga ranë Aldi Mustafa, 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për vendosjen e një tritoli në banesën e një 66-vjeçari në lagjen nr. 14 të Durrësit, si dhe një i ri 23-vjeçar Arbi Haxhiu. Të dyve iu gjet një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.

Policia konfirmoi se operacionet për goditjen e ndërtimeve pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë do të vijojnë me intensitet në të gjithë qarkun.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...