Shembet sot resorti i ish-kreut të IMT-së, Ardian Halili, u arrestua nga policia e Durrësit

Date:

Share post:

Pas arrestimit të Ardian Halilit ish-kryeinspektor i IMT-së së Durrësit, pasditen e sotme pritet të shembet me lëndë plasëse resorti ” Saint Michelle Residence” në Shetaj, në Kepin e Rodonit. Resorti në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut i përket ish-kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Durrës, Ardian Halili. Ai nisi ta ndërtojë atë ndërsa ishte drejtues i IMT-së në periudhën 2017-2021.

55-vjeçari Halili, bashkëshort i ish- prokurores së Durrësit Rabiana Halili, u arrestua të mërkurën nga Policia e Durrësit pasi u kap duke kryer sërish punime pa leje në resortin me sipërfaqe 5600 m2. Resorti përmban ambiente sportive, një godinë dykatëshe, 11 garsoniera, pishinë dhe restorant.

Në Kepin e Rodonit janë evidentuar rreth 66 objekte paleje, të cilat kanë nisur të shemben që nga kjo e hënë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...