Një aksident tragjik është shënuar këtë pasdite, rreth orës 14:15, në autostradën Levan-Vlorë, te Kripa. Sipas informacioneve paraprake të Policisë Rrugore, një automjet tip “Dacia”, që drejtohej nga një shtetase italiane 28 vjeçe, ka përplasur nga pas një kamionçinë që udhëtonte në të njëjtin drejtim. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që kamionçina të spostohet dhe të godasë barrierën anësore të autostradës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës Ferdinand Hasani 62 vjeç ka humbur jetën në vend. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të prerë pjesët metalike të deformuara të automjetit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të viktimës. Pasagjeri i kamionçinës është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesja e mjetit tip “Dacia” është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.
©️zërionline


