Zbardhet dëshmia e Erogen Vasos pas masakrës në Shkodër, rrëzon Gilën, policia dyshon për vrasje me pagesë

Date:

Share post:

Erogen Vaso Brajoviç, i mbijetuari nga atentati tronditës që ndodhi ditën e djeshme në mes të qytetit të Shkodrës, ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë kriminale. Ai dyshohet se ishte shënjestra kryesore e sulmit të armatosur që la të vdekur dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.

Gjatë marrjes në pyetje, Brajoviç ka mohuar kategorikisht të ketë pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Ragip Gila. Ai ka tentuar të rrëzojë plotësisht alibinë e këtij të fundit, duke deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

“Nuk kam pasur kurrë konflikte me askënd. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”- mësohet të ketë deklaruar Brajoviç para grupit hetimor.

Ndërkohë, Ragip Gila, i arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, pretendon se ka pasur një përplasje me Brajoviç disa muaj më parë, kur ky i fundit, sipas tij, i kishte ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e kishte fyer rëndë.

Por ky version i ngjarjes bie ndesh me deklarimet e Brajoviç, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi motivin real të atentatit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia po heton pistën e një vrasjeje me pagesë, ku Gila mund të ketë vepruar si ekzekutor dhe jo si person me konflikt të drejtpërdrejtë me viktimat apo me objektivin e atentatit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...