Përdhunimi i turistes italiane në Durrës, 26-vjeçari ngel pas hekurave

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 26-vjeçarin Leonardo Preza, i cili akuzohet se përdhunoi një turiste 18-vjeçare italiane në zonën e plazhit të Durrësit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Gjatë seancës së sotme, i pandehuri është paraqitur para trupit gjykues, ku ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur, pasi sipas tij ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtari i çështjes vendosi të pranojë kërkesën e prokurores, duke caktuar masën “Arrest me burg” dhe vleftësuar si të ligjshëm arrestimin e Prezës.

26-vjeçari, i martuar dhe me fëmijë, rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për vepra të tjera penale, ndërsa këtë herë përballet me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura”, një vepër e parashikuar nga Kodi Penal me dënime të rënda me burgim.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërkohë që po mbledhin prova të tjera për të dokumentuar në mënyrë të plotë ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas plagosjes së avokatit në Durrës, Dhoma e Avokatisë do të bojkotojë nesër gjykatën për dy orë

Pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës ka vendosur të bojkotojë për dy orë...

Falsifikim dokumentesh për ndryshimin e emrit, pezullohen dy zyrtarë në Tiranë, shpallet në kërkim dhe një 41-vjeçar

Dy persona janë pezulluar nga detyra, ndërsa një 41-vjeçar është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni...

Kuvendi del me deklaratë për vendimin e Hagës: Akt i padrejtë, nuk mund të zhbëhet sakrifica e UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim...

Ndryshojnë kriteret e shpërblimit për sportistët e Teutës, vendimi u miratua me konsensus në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me votat e këshilltarëve të shumicës dhe opozitës ndryshimet në vendimin për...