“Rikthimi i Zonjave”, dokumentari për kampet famëkeqe konkurron në Festivalin e Filmit në Pogradec

Date:

Share post:

Të gjitha dokumentet janë mbledhur me kujdes, në arkiva, nga gazetari Armand Braho, njëherësh nipi i Fatime Haxhillarit.

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimitNë Pogradec po zhvillohet Festivali i Filmit dhe Kulinarisë, ku ndërmjet 50 filmave e dokumentarëve, konkurron dhe “Rikthimi i Zonjave”. Ky dokumentar flet për jetën e grave që i mbijetuan kampeve famëkeqe në diktaturë, bazuar në rrëfimin e 90-vjeçares, Fatime Haxhillari, e cila kaloi 38 vite në internim.

Fatime (Nurçe) Haxhillari, sot 90 vjeç, ka kaluar një jetë të mundimshme në kampet e komunizmit. Vuajtjet e saj por dhe të grave të tjera, vijnë për herë të parë të rrëfyera në dokumentarin “Rikthimi i Zonjave”, i cili u shfaq premierë mbrëmjen e së premtes në kinemanë e qytetit të Pogradecit.

Fatime Haxhillari nga Arrza ishte vetëm 13 vjeç kur u internua, në vitin 1948.Ka kaluar 38 vite të jetës së saj sa nga një kamp në tjetrin, nga Valiasi në Kodër Kamëz, Tepelenë e deri në Plug të Lushnjes, deri sa u lirua në vitin 1986.Në Plug u njoh me bashkëshortin, gjithashtu i internuar, Syrja Haxhillari. Sollën në jetë tre fëmijë, më e vogla Natasha, e cila u lirua në moshën 21-vjeçare.Shkak i persekutimit ishte arratisja e vëllait të Fatimes, Nuredin Nurçe, i cili ishte diversant i shërbimeve amerikane dhe angleze dhe hyri shumë herë në Shqipëri me detyra specifike.Të gjitha dokumentet janë mbledhur me kujdes, në arkiva, nga gazetari Armand Braho, njëherësh nipi i Fatime Haxhillarit.Braho, tashmë me rolin e producentit, rrëfen se ideja për këtë prodhim, lindi që në fëmijëri, nga tregimet e familjarëve.Pikërisht këto kujtime e shtynë jo vetëm të mbledhë dëshmi dhe rrëfime të të mbijetuarve por edhe të hulumtojë në arkivat e shtetit, duke u përqëndruar në dokumentet e Sigurimit të Shtetit.Dokumentari për gratë që u bënë shembuj të rezistencës komuniste, u transmetua në kuadër të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, i cili zhvillohet për të 15-in vit radhazi në Pogradec.Ndërsa në hollin e kinemasë u publikuan dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit dhe fotografi të ruajtura me fanatizëm nga familjet Haxhillari e Nurçe, të cilat vuajtën në kampet famëkeqe të komunizmit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...