Krim pasioni në Durrës, zbardhen detaje tronditëse nga hetimet

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Durrësit dhe opinionin publik vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, teksa dalin në dritë detaje të reja nga hetimet.

Viktima, 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiri, është masakruar brutalisht nga një i ri 24-vjeçar, i cili e ka goditur me thikë mbi 20 herë. Fillimisht autori i dyshuar Teilor Tivari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi sipas tij Beqiri tentoi ta përdhunonte. Por burime nga grupi hetimor thonë se ky version nuk qëndron, të paktën nga hetimet e deritanishme, dhe se gjithçka duket të ketë qenë një vrasje e paramenduar.

Hetuesit dyshojnë se mes viktimës dhe autorit kishte një lidhje intime, ndërsa provat në vendngjarje flasin për një përleshje të dhunshme brenda apartamentit, i cili u gjet i mbuluar në gjak nga dera kryesore deri në kuzhinë. Viktima u gjet vetëm me të mbathura, i rrëzuar poshtë tavolinës së kuzhinës, aty ku dyshohet se edhe ka ndërruar jetë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar hyrjen e 24-vjeçarit në pallat, ndërsa nga dinamika e krimit besohet se gjithçka ka ndodhur brenda 25 minutash. Pas aktit makabër, i riu është larguar duke lënë derën e apartamentit rreth 1 cm hapur.

Krimi u zbulua nga familjarët e Beqirit, të cilët u alarmuan pasi ai nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, siç bënte çdo ditë. Ai zakonisht shoqëronte djalin dhe fëmijën e një të afërmeje nga shkolla në shtëpi, por të mërkurën nuk mundi. Fëmijët kishin mbetur në pritje të gjatë, ndërsa telefonatat në telefonin e tij mbetën pa përgjigje. Pas kërkimeve, një familjar hyri në banesën që Beqiri e kishte në ruajtje dhe u përball me skenën e tmerrshme, duke njoftuar menjëherë policinë, mbrëmjen e kaluar.

Policia dhe prokuroria arritën të zbardhin shpejt ngjarjen dhe të arrestojnë autorin e dyshuar, si dhe një person tjetër që e ndihmoi të largohej nga vendi i krimit.

Ky krim pasioni, ende me motive të paqarta, ka hapur një debat të gjerë mbi marrëdhëniet e fshehta dhe dinamikat e dhunshme që mund të çojnë në tragjedi të tilla.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...