Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Detin Adriatik, janë anuluar lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës.
Ndërkohë, udhëtimi i tragetit në linjën Ankona–Durrës do të kryhet sipas programit. Trageti pritet të niset pasditen e sotme nga porti i Ankonës dhe të mbërrijë në Durrës gjatë ditës së nesërme.
Autoriteti Portual thekson se do të vijojë të informojë publikun dhe udhëtarët në kohë reale për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve, duke u bërë thirrje pasagjerëve të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.
©️zërionline


