Bashkia e Durrësit ka njoftuar se po vijon procesi i zëvendësimit të drejtuesve, të cilët dhanë dorëheqjen në muajin korrik pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimit zyrtar, tashmë janë emëruar administratorët e rinj të njësive administrative të qytetit dhe të Sukthit. Emrat e caktuar janë si më poshtë:
- Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
- Njësia Administrative Nr. 1– Pranvera Gagani
- Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
- Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
- Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
- Njësia Administrative Nr. 5– Redion Tabaku
- Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj
Ky proces vjen pas nevojës për një riorganizim të administratës vendore në Durrës, me synim rritjen e eficiencës në shërbimin ndaj qytetarëve. Koha do e dëshmojë.
©️zërionline


