Ekspozita “Shqipëria 1994″, një udhëtim fotografik në kujtesën e tranzicionit shqiptar

Date:

Share post:

8Mbrëmjen e së premtes, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës, u çel ekspozita fotografike “Shqipëria 1994, Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe të kuruar nga Petrit Kozeli. Ekspozita sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual të tri dekadave më parë, në një periudhë kur vendi sapo kishte dalë nga izolimi dhe përpiqej të ndërtonte një jetë të re mbi rrënojat e diktaturës.

Fotografitë e realizuara kryesisht në zonën e Nënshatit, po dhe në Durrës pasqyrojnë momente të thjeshta e të sinqerta të jetës së përditshme, fytyrat e njerëzve të lodhur, por plot shpresë, rrugët me baltë, shtëpitë e rrënuara dhe buzëqeshjet që sfidonin vështirësitë e kohës. Bellesia ka arritur të kthejë në imazh ndjenjën e një populli që kërkonte lirinë dhe dinjitetin njerëzor pas dekadave të errësirës.

Autori i ekspozitës Gianni Bellesia, duke ndarë kujtimet nga e kaluara dhe mbresat nga e sotmja, tha: “Kur erdha për herë të parë në Shqipëri në janar të vitit 1994 me një mision humanitar, pashë një vend që donte të rilindte. Ishte një kohë plot vështirësi, por edhe plot dritë në sytë e njerëzve. Kjo ekspozitë është një dëshmi për atë shpirt të fortë që më frymëzoi shumë dhe sot shoh ndryshime të mëdha.”

Ekspozita u çel edhe me mbështetjen e FotoKlub Durrës, një nismë e re që synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe zhvillimi për të gjithë dashamirësit e fotografisë në qytet.

Fotografi Palush Jorgji, kryetar i FotoKlub Durrës u shpreh: “Kjo është vetëm një nga aktivitetet e para të FotoKlubit tonë. Synojmë të sjellim më pranë publikut artin e fotografisë, të ruajmë kujtesën e qytetit dhe të frymëzojmë të rinjtë që duan të ndjekin këtë pasion.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë fundjavës në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Ajo u vlerësua nga të pranishmit si një udhëtim emocional në kujtesën kolektive të shqiptarëve, që përmes fotografisë, rikthen emocionet dhe sfidat e një epoke që ndryshoi përgjithmonë jetën e vendit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...

Para pa deklaruar dhe pajisje të dyshimta, në pranga 49-vjeçari në dalje të Portit

Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kontrollit Kufitar të Portit të Durrësit, pasi...

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 4 ish-zyrtarët e IMT-së Himarë dhe 3 shtetas për...

Përfundimisht 30 vite burg shqiptares që masakroi çiftin Tasho në Itali

41-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Kasacionit në Itali. Dënimi i...