Festa, emocion dhe krenari kuqezi në çdo qytet të Shqipërisë pas fitores historike të Kombëtares sonë. Nga Tirana në Shkodër, nga Durrësi në Vlorë, Elbasan, Korçë e deri në Kukës e Tropojë, Dibër e Tepelenë rrugët janë mbushur me tifozë të veshur me simbolet kombëtare, që kanë festuar me flamuj, këngë e brohoritje këtë fitore që ka ndezur shpirtin shqiptar.


Në qytetet kryesore, kortezhe makinash me flamuj kuqezi kanë pushtuar rrugët, ndërsa të rinjtë kanë dalë në sheshe për të festuar me muzikë e fishekzjarre. “Forca Shqipëri” dhe “Kuq e Zi je ti” janë dëgjuar në çdo cep të vendit, duke e kthyer natën në një festë kombëtare.
Festë dhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe kudo ku ka shqiptarë.
Një fitore që shkon përtej rezultateve sportive, një moment uniteti, krenarie dhe besimi te skuadra jonë përfaqësuese që vazhdon të shkruajë historinë e saj drejt Botërorit 2026, po jo vetëm.
©️zërionline


