Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain 69 -vjeçar Pjetër Kodheli.
Burime nga policia bëjnë me dije se djali vuan nga probleme mendore. 69-vjeçari ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Shkallnurit.
Ndërkohë, pas krimit, djali ka arritur të largohet. Policia ka rrethuar zonën ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi policisë:
“Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.


