Grabitja e 8 bizhuterive me vlerë 88 mln euro në Muzeun e Luvrit, arrestohen edhe pesë persona të tjerë

Date:

Share post:

Pesë persona të tjerë janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet franceze për vjedhjen në Muzeun e Luvrit më 19 tetor. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në grabitje dhe ishte pjesë e bandës prej katër personash që ikën me dy skuterë pasi vodhën bizhuteritë brenda muzeit. 

Arrestimet u kryen në rajonin e Parisit, pothuajse në të njëjtën kohë kur dy bashkëpunëtorët e dyshuar, të arrestuar të dielën,  u paraqitën para një gjyqtari i cili hapi procedurat kundër tyre  pas katër ditësh paraburgimi dhe marrjeje në pyetje. Dy burrat që u arrestuan disa ditë më parë, dhe që njihen nga autoritetet e venditpër vjedhje me therje, kanë pranuar përfshirjen e tyre në ngjarje.

Njëri nga 5 të arrestuarit dje thuhet se drejtonte ashensorin lëvizës që iu lejoi grabitësve të arrinin në ballkon dhe të hynin në muze nga dritarja. Të arrestuarit përballen me 15 vjet burg për krim të organizuar dhe 10 për konspiracion kriminal . Sa i përket mundësisë së një drejtuesi të grupit, “nuk ka prova në këtë fazë që kriminelët kanë përfituar nga ndonjë bashkëpunim brenda muzeut”, thanë autoritetet. 

Prokurorja Laure Beccua tha se “Xhevahiret nuk janë ende në zotërimin tonë . Dua ta mbaj gjallë shpresën se ato do të rikuperohen dhe do të kthehen në Luvër dhe, në përgjithësi, në komb. Kushdo që i bleu ato do të ishte fajtor për marrjen e mallrave të vjedhura; ka ende kohë për t’i kthyer ato”.

Grabitësit arritin të merrnin thesare mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III. Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh. 

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...