Mbi 700 peshëngritës në Durrës për Europianin 2025

Date:

Share post:

Durrësi është kthyer këto ditë në epiqendrën e peshëngritjes evropiane. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rinj dhe kategorinë U23, një ngjarje e madh sportive që ka mbledhur më shumë se 700 sportistë nga e gjithë Evropa dhe që do të zgjasë për tetë ditë, deri më 4 nëntor.

Mes emocioneve të para të garave, Samoel Rrasa ishte shqiptari i parë që doli në skenë, duke befasuar me paraqitjen e tij dhe duke premtuar medalje për Shqipërinë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, u shpreh se ky është vetëm fillimi i suksesit për sportistët shqiptarë në këtë kompeticion.

Në dy ditët e para të kampionatit janë regjistruar rekorde botërore dhe kontinentale, duke e kthyer Durrësin në një skenë të vërtetë të forcës dhe pasionit sportiv. Tashmë, vëmendja është e përqendruar te dy prej emrave më të spikatur të peshëngritjes shqiptare Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha.

Carja, kampione dhe rekordmene e Evropës në kategorinë U17, do të garojë më 31 tetor në kategorinë Junior, në peshën deri në 31 kg, ku pritet të kërkojë të tjera medalje për Shqipërinë. Ndërsa Ertjan Kofsha, që do të ngjitet në pedanë më 2 nëntor në kategorinë Junior, peshën deri në 94 kg, vjen me pritshmëri të larta pas performancës së shkëlqyer në Botërorin për të rritur të zhvilluar në Norvegji, ku vendosi rekord të ri evropian në stilin e shkëputjes me 161 kg.

Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë në Durrës edhe presidenti i Federatës Evropiane dhe presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, duke i dhënë këtij kampionati një rëndësi të veçantë ndërkombëtare.
Ky eveniment e forcon edhe një herë pozicionin e Shqipërisë si një vend mikpritës i garave të nivelit të lartë sportiv në Evropë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...