2-vjeçarja humb jetën pasi u godit nga makina e një 24-vjeçari

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, duke kryer manovrën e kthimit të mjetit në rrugën e lagjes, ka përplasur të miturën, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje tragjike.

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...